-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhaçka:Ballkani rrezikohet nga Putini

Kryesoret

Olta Xhaçka, në një tryezë të rrumbullakët mbi sfidat e integrimit në BE, ka theksuar se priste që lufta në Ukrainë t’i jepte shtysë unionit për të marrë hapa konkretë mbi integrimin e Ballkanit.

Por, kjo gjë nuk ka ndodhur!

Në një përsiatje të logjikës diplomatike, mendimi i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, artikulohet rreth faktit se kriza në Ukrainë, do ta përshpejtonte procesin.

Mirëpo, në të vërtetë sipas saj, ajo çfarë ka ndodhur, është fakti se Ukraina, është kthyer në një burim shpërqendrimi për të shtyrë vendimmarrjet rreth integrimit të Ballkanit Perëndimor (duke nënvizuar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut).

Teksa nga ana tjetër, i gjithë rajoni për Xhaçkën, është i dyti më i rrezikuari nga makinacionet e Rusisë dhe vetë Vladimir Putinit konkretisht.

Në terma të përgjithshëm, Shqipëria e ka kryer detyrën e saj për të vijuar me hapat integrues, siç është thënë më parë edhe nga zyrtarë të lartë të BE-së më parë.

Vetë ministrja, nuk e mohon se ka ende shumë punë për t’u bërë për të ndërtuar Evropën në Shqipëri. Puna e Tiranës për integrimin, ka vijuar pavarësisht krizave të fundit dhe vendi, është tërësisht gati për anëtarësim.

Pikërisht për këtë fakt, ajo shtoi se “teksa BE-ja mendohet, Shqipëria do të vijojë punën për evropianizimin e vendit dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal mes vendeve”.

Puna, do të vijojë po ashtu edhe në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, për të avancuar diplomatikisht agjendën e përbashkët të prioriteteve.

Shqipëria, ushtron aktualisht mandatin dy-vjeçar në Këshill dhe në qershor 2022 e në tetor 2023, do të marrë Presidencën një-mujore të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit