-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kokalari: Berisha “rock star” i politikës! Paloka: Mesazhi i Bashës, Meta më futi në burg

Kryesoret

Për aktivisten Evi Kokalari, ish-kryeministri Sali Berisha është politikani i vetëm që mund ta ndryshojë situatën në Partinë Demokratike, dhe ta rikthejë atë në gjendjen më të mirë. E ftuar në emisionin “Quo Vadis”, Kokalari e quan Berishën një “rock star në politikë”. “A ka një fytyrë të re që do ta tërhiqte popullin siç e tërheq Sali Berisha.

Më gjej një person. Unë, për shembull, nuk e bëj dot atë që bën Sali Berisha. Berisha ka qenë një rock star në politikë dhe është. Si ndryshohet kjo? Vetëm Berisha mund ta ndryshojë situatën për mendimin tim. Këtë mendim e kam që para 13 qershorit, ku u bënë zgjedhjet e kryetarit të PD”.

Deputeti demokrat, Edi Paloka vlerëson që me kapërcimin e krizës në PD, duhet të krijohet një opozitë e fortë me qëllim largimin e Ramës nga pushteti. Ai tregoi se ka vërtetuar që kur bëhet fjala për të punuar në të mirë të vendit, është i gatshëm që të hedhë pas krahëve edhe çështjet personale. Paloka rrëfeu se në kohën kur Ilir Meta ishte Kryeministër, ai u burgos. Por, kjo ngjarje, shtoi ai, nuk u bë shkak që të refuzonte bashkëpunimin me LSI-në në zgjedhjet e 2009-ës.

“Unë kam hyrë në burg kur Ilir Meta ishte kryeministër, për shkak të protestave. Ditën që Sali Berisha u dërgua në Drejtori të Policisë, unë kam qenë në makinë me të. Berisha doli, kurse unë i bëra ca kohë në burg, në atë kohë.

Që në ato zgjedhje, të parat që bashkëpunuam me LSI, unë e kam hedhur poshtë këtë çështje personale dhe kam deklaruar që për më të mirën e vendit ne duhet të bashkëpunojmë. Kur unë e pranova bashkëpunimin atëherë për hatër të vendit, sigurisht që e shoh edhe këtë si domosdoshmëri, jo si diçka për t’u realizuar. Të gjithë bashkë duhet të jemi për të rrëzuar Ramën”.

Deputeti Edi Paloka tregoi se në ditët e para kur PD filloi të përçahej pas vendimit të Bashës për ta përjashtuar Sali Berishën nga grupi i Partisë Demokratike, i sugjeroi që të kërkonte votëbesim. Por, sipas Palokës, Basha refuzoi, me argumentin se nuk do të arrinte të fitonte kurrë ndaj ish-kryeministrit.

“Unë nuk besoj që Basha do të dojë të hyjë në garë. Unë ia kam kërkuar që në ditët e para kur filloi përçarja në PD: hidhu në votëbesim nga anëtarësia. Por nuk e pranoi as këtë. Po them atë që më tha copë. Më tha: Berisha mua më shkel në votëbesim; sidomos në këtë moment që ka marrë vrull. Edhe në atë moment, Basha e deklaroi që me votë nuk fitonte me Berishën”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit