-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndihmuan 12 emigrantët të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme, arrestohen dy qytetarë

Kryesoret

Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë këtë të martë një 63-vjeçar dhe një 32-vjeçar sepse kanë ndihmuar disa emigrantë të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Mësohet se në pranga kanë rënë Veli Kaloshi dhe Armando Elezaj.

Në ambientet e hotelit ku kishte strehuar emigrantët e paligjshëm, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

Procedohen penalisht edhe 12 emigrantët e paligjshëm.

Njoftimi i Policisë

Tiranë

Finalizohen gjatë orëve të fundit, dy operacione policore të koduara “District 3″ dhe District 4”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacionet u zhvilluan nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, dhe Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Gjatë operacionit policor të koduar “District 3” arrestohet në flagrancë 1 shtetas, që ndihmonte 5 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Gjatë operacionit policor të koduar “District 4”, arrestohet në flagrancë 1 shtetas tjetër, që ndihmonte 7 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Në ambientet e hotelit ku kishte strehuar emigrantët e paligjshëm, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

Procedohen penalisht edhe 12 emigrantët e paligjshëm.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, dhe Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionet policore të koduara “District 3” dhe “District 4”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “District 3” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

V. K., 62 vjeç, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ky shtetas kishte strehuar në ambientet e hotelit që administronte, në rrugën “Kastriotët”, 5 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri, të cilëve iu kishte premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, dhënien ndihmë për transportimin e tyre drejt pikave të kalimit kufitar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “District 4” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. E., 32 vjeç, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit