Profesori amerikan, ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir, në një bisedë për “Zeri.info” ka folur për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë dhe përparimin e mundshëm të tyre në të ardhmen.
Ben-Meir thotë se rezultati i luftës në Ukrainë do të ketë ndikim në pozicionin e Serbisë ndaj Kosovës.
“Për këtë mund vetëm të spekulohet, por nuk besoj se qëndrimi i Serbisë në lidhje me Kosovën do të ndryshojë në ndonjë mënyrë domethënëse, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve. Megjithatë, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është ende e pamundur në këtë moment. Thënë kështu, rezultati përfundimtar i luftës së Ukrainës do të ketë një ndikim të caktuar në të menduarin serb dhe mund të ndryshojë pozicionin e saj ndaj Kosovës, veçanërisht nëse Rusia del nga lufta shumë më e dobët, gjë që do të zvogëlojë ndikimin e saj në Serbi dhe do ta shtyjë Beogradin më pranë BE-së”, tha Ben-Meir.