SPAK kërkoi sot arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako për dosjen e inceneratorëve. Pak javë më parë ai ishte përpara komisionit hetimor, por nuk pranoi që të dëshmonte.
Bllako tha se deklaratat e tij përbëjnë sekret hetimor për shkak të dëshmisë që ka dhënë në SPAK.
“Kam dhënë një dëshmi të plotë shteruese për gati 5 orë pranë përfaqësuesve të Prokurorisë së Posaçme.
Në përfundim të dëshmisë jam bërë me dije se çdo gjë që kam deklaruar përbën sekret hetimor madje nuk jam lejuar të marr asnjë kopje të proces-verbalit.
Mendoj se jam në kushte të pamundshmërisë për të dëshmuar për çka di në lidhje me këto procedura duke qenë se çdo gjë që di e kam dëshmuar pranë atij organi”, deklaroi Alqi Bllako.
Pas kësaj, vendosi që të largohej nga mbledhja, ndërsa sot SPAK deklaroi se do i kërkojë Kuvendit arrestimin e deputetit.