Një dosje voluminoze e SPAK me anë të së cilës kërkon arrestimin për korrupsion dhe shpërdorim detyre të deputetit të PS Alqi Bllako, dikur sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.
Lidhur me shpronësimin e tokës për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, sipas SPAK, duke qenë në dijeni të plotë të faktit që toka që do shpronësohet është “tokeë arë” dhe jo “tokë truall”, nga ana e Ish-Ministrit të Mjedisit Lefter Koka, si dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm Alqi Bllako, është dërguar projektvendimi për miratim në Këshillin e Ministrave duke pasqyruar rrethana të rreme.
