-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK: Lefter Koka për inceneratorin e Fierit u pagua 1.4 miliard Lekë

Kryesoret

SPAK ka bërë të ditura të dhëna hetimore sa i përket aferës së inceneratorëve, e konkretisht atij të Fierit dhe të Elbasanit.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili ndodhet në burg i arrestuar pak muaj më parë për inceneratorin e Elbasanit, rezulton të jetë i përfshirë edhe në inceneratorin e Fierit.

Kështu, nga hetimet e SPAK ka rezultuar se kompania që ka fituar koncesionin e Fierit, Integrated Technology Waste Treatment Energy, dhe kompania tjetër që ka zbatuat punimet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, Integrated Technology Services, kanë qarkulluar fatura fiktive tatimore për punime, që në fakt sipas SPAK, në të vërtetë nuk janë kryer.

Shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga disa shoqëri të tjera në total në vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 Lekë”, thotë SPAK.

Kjo shumë parash, pra 1.4 miliard Lekë të vjetra, siç del nga hetimet e SPAK, i është dhënë ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për të favorizuar kompaninë.

“Gjatë hetimeve kanë rezultuar të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shuma monetare 146,083,071 lekë që i është faturuar shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., dhe që është paguar më pas nga kjo shoqëri, përbëjnë përfitime materiale të parregullta që i janë dhënë shtetasit Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., në zhvillimin e procedurës së dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”.

Shtetasi K. Z. në cilësinë e aksionerit tek shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, si dhe shtetasi A.M., në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Shtetasi Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria e koncesionit “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., përfitime të parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë koncesionare, duke përdorur disa shoqëri të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij dhe prej personave familjarë të tij. Marrja e përfitimeve është realizuar nëpërmjet skemës fiktive të kryerjes së punimeve dhe të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit”, deklaron SPAK. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit