Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përpos Fierit, ka lëshuar sot edhe pesë masa të reja arresti për inceneratorin e Elbasanit. Për këtë impiant deri tani është arrestuar vetëm Lefter Koka.
Por ish-ministri gjithashtu është nën akuzë edhe për inceneratorin e Fierit, që SPAK lëshoi sot urdhër arrestet duke çuar shtatë zyrtarë pas hekurave, mes tyre tre drejtorë, ndërsa dy ish-anëtare të komisionit të vlerësimit të ofertave u lanë në arrest shtëpie.