Në protestën e sotme të organizuara para kryeministrisë ishte edhe e moshuara e cila tashmë njihet si Nëna Liza, banore e “5 majit” të cilës banesa i është prekur nga projekti për rindërtim.
Por një ngjarje e papritur ka ndodhur gjatë fjalës së saj, një tjetër protestuese e ka përzënë duke i thënë se kauza e saj ishte e politizuar dhe se nuk ishin mbledhur për shtëpinë e shembur.
“Popull duhet më shumë. Këta e kanë bërë në mend të na heqin nga vendi…”, ishin fjalët që tha nëna Liza, ndërsa në moment ndërhyn një grua duke i thënë: “Mos fol për kauzën tende. Ku kemi ardhur ne në shtëpinë tate?! Prej teje thotë se është protestë politike. Ka mundësi të ikësh,” u shpreh ajo.