Pas urdhër arrestit të dal për deputetin Alqi Bllako, SPAK ka njoftuar dhe për sekuestrimin e pasurisë së këtij të fundit.
Atij i është sekuestruar një apartament me vlerën 144 mijë euro, të cilin Bllako e kishte blerë në 26 prill të 2020 dhe ishte në emrin e babit të deputetit. Vlera e apartamentin është e njëjtë me shumën që deputeti ka përfituar nga favorizimi i kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.
SPAK i ka kërkuar Kuvendit që të mund ti heqin imunitetin si deputet, që më pas të bëhet i mundur arrestimi i tij. referuar kërkesë së SPAK-ut, mbi Bllakon rëndojnë akuzat e “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë”, “Shpërdorim i detyrës” si dhe bashkëpunim në “Korrupsion pasiv”. Ai është përfshirë në afër korruptive gjatë shpronësimit të tokës për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.
14 urdhër arresti janë lëshuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për aferën e inceneratorëve, ndërsa është njoftuar kërkesa ndaj parlamentit për arrestimin dhe të deputetit socialist Alqi Bllako, ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.