Banorët e pallatit ku u qëndronte i fshehur i shumëkërkuari Nuredin Dumani në Fier kanë folur një ditë pas arrestimit të tij.
Ata tregojnë se janë tmerruar nga zhurmat e mëdha gjatë momentin që ka ndërhyrë policia për arrestimin e tij. Ndërkohë, banorët janë shprehur se apartamenti është marrë me qira rreth një javë më parë dhe nuk kishin informacion për personat që po qëndronin aty.
Dumani u arrestua mbrëmjen e së martës në Fier i plagosur, me një plumb në shtyllën kurrizore. Ai dyshohet të jetë përfshirë në shkëmbimin e zjarrit në aksion Elbasan-Peqin, ku u qëllua me breshëri në drejtim të një BMW-je.
Nuredin Dumani është arrestuar në orët e vona të martës në Spitalin e Traumës.