Pas fjalës së Sali Berishës që ka thënë se do të marr pjesë në mbledhjen e nesërme ka reaguar Gazmend Bardhi.
Ai e ka cilësuar veprimin e Berishës si injorim të Grupit Parlamentar dhe të vendimeve të tij. Sipas Bardhit Berisha po e kthen PD-Në në një pronë të tijën.
“Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti.
Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur nongrata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet.
Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa pyet dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike,” ka shkruar Bardhi.