Një sipërmarrës italian ka denoncuar vjedhjen e automjetit të tij të parkuar poshtë banesës së tij ne Vlore. Ai ka kallëzuar në komisariatin e policisë se automjeti tip Mercedes Benz ka qenë i parkuar dhe kishte vetëm pak kohë që ishte vendosur nga pronari i tij.
Lloji i Automjetit tip Mercedes Benz C -Class është me çelës me çip, çka do të thotë që nuk hapet lehtësisht. E vetmja mënyrë për t’u hapur është nëpërmjet kopjimi të çelësit. Sipas biznesmenit italian Andrea Oliviero, i vetmi dyshim që ai ka pasi është i vetmi vend ku ka lëshuar çelësin, është një lavazho në qytetin e Vlorës.
Ndërkohë që kanë nisur hetimet për të kërkuar automjetin në pikat e shkrirjes së makinave. Dyshohet se automjeti është shkrirë për pjesë ose mund të përdoret në ngjarje kriminale.