Jo vetëm kur ishte pjesë e “BBV” por edhe pas daljes së tij nga ky format, Donald Veshaj ende po komentohet në mediat rozë duke e shfrytëzuar kështu për mirë të gjithë këtë vëmendjen e publikut.
Disa ditë më parë, ai ka publikuar këngën “Nuk je” e cila shkaktoi zhurmë të madhe mediatike pasi fansat janë të bindur se ky është një dedikim për Bora Zemanin, ish-partneren e tij.
Me publikimin e këngës ai ka organizuar disa koncerte në Shqipëri dhe Kosovë ku ka performuar në shoqërinë e vëllait, Romeo Veshaj dhe artistit të njohur, Elgit Doda.
Gjatë javëve të fundit në rrjet është aluduar shumë se pas daljes nga shtëpia ai mund të jetë bashkuar me Bora Zemanin, por ende asnjëri nga ata nuk e ka pranuar diçka të tillë.
Megjithatë, duket se Donaldi tashë është i fokusuar në karrierën e tij muzikore
Ka qenë Elgiti ai që ka publikuar në Instagram një fotografi ku duket se është në studio dhe ka bërë tag dy vëllezërit Veshaj.
“O çfarë po vjen”–shkruan Elgiti.
Me siguri që të tre ata kanë bashkuar forcat për të sjell projektet e tyre muzikore të radhës dhe duket se veç aktrimit tashmë ai po përshihet vrullshëm edhe në botën muzikore.
Mbetet për tu parë nëse edhe projekti i ri është dedikim për Bora Zemanin.