Kryetari i bashkisë së qytetit Fethiye në Turqi, Alim Karaca, është plagosur pas një sulmi të armatosur që ndodhi në lagjen Akarca të provincës Mugla.
Sipas mediave turke, autori i sulmit, i maskuar, është afruar pranë banesës së kryebashkiakut dhe ka hapur zjarr ndaj tij, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes. Më vonë, ai është gjetur në një kantier ndërtimi.
Autoritetet lokale kanë konfirmuar se gjendja shëndetësore e kryebashkiakut është e stabilizuar dhe nuk ka rrezik për jetën, ndërsa mjekët po vijojnë trajtimin e tij pas ndërhyrjes.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit të sulmit.









