Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se ka arrestuar 31-vjeçarin me iniciale B.K. dhe 43-vjeçarin V.Gj. nga Shkupi. Policia me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer bastisje në një shtëpi që po e shfrytëzonte 31-vjeçari.
“Përkatësisht, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Penale Shkup, gjatë bastisjes së një shtëpie në zonën e Gazi Babës, të cilën e ka shfrytëzuar B.K., janë gjetur materiale që përbëjnë vepra penale: dy laptopë, dokument rrugor i falsifikuar slloven në emër të M.K., patentë bullgare e falsifikuar në emër të V.V., dy fishekë municion pistoletë, dy peshore digjitale, dy thasë me materie pluhur të bardhë”, thuhet mes tjerash nga MPB.