-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak i përgjigjet Roth: Po, Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat

Kryesoret

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është dakord me ish-ministrin shtetëror gjerman për Evropën, Michael Roth, i cili ka bërë thirrje që të liberalizohen vizat për kosovarët.

“Faleminderit Michael Roth. Nuk mund të pajtohesha më shumë me vlerësimin tuaj”, ishin fjalët e Lajçakut, pas thirrjes së ish-ministrit gjerman që BE-ja ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një shkrim në Twitter, pas takimit me Lajçakun, deputeti gjerman ka thënë se Ballkani Perëndimor i takon BE-së.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor na takojnë dhe meritojnë më shumë se veç fjalë goje. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet: Duke nisur nga bisedimet për pranim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë ai

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit