Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, zhvilloi një konferencë për mediat këtë të mërkurë nga zyrat e reja të Kadastrës së Durrësit.
Lame u shpreh se në zyrën e vjetër pseudoqytetarët bënin aty çfarë të donin. Ndërkohë, ai kërkoi që të mos bëhet publike vendndodhja e zyrave të reja.
“Mos e thoni ku janë zyrat e Kadastrës, qytetari nuk duhet ta dijë. Të aplikojnë dhe të marrin përgjigje tek e-Albania.
Muajt e fundit ne ndërmorëm një aksion për të hequr drejtorinë e Durrësit nga ato ambiente për ta shkëputur nga qytetarët dhe pseudo qytetarët. Aplikimet bëhen online. Nga ana tjetër për të hequr nga pseodoqytetarët të cilat hynin dhe dilnin aty dhe bënin çfarë të donin”, tha Lame.