Ditën e sotme në doganën e Tiranës, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës.
Njëri nga importuesit tha se sot vijnë ngarkesat e para të grurit nga Serbia pas hapjes së kanalit mes dy vendeve. Në media një pjesë këtë e kanë cilësuar si shtrirje dore ndaj Serbisë, por Edi Rama kishte një këndvështrim tjetër.
“Hapja e kanalit me Serbinë nuk është varësi, nuk është se shtrimë dorën, i nënshtrohemi shkjaut, por është hapja e një kanali që ka ekzistuar prej 20 vitesh, por që ishte i mbyllur rezultat i mbylljes sikur po bëjnë vendet e tjera.
Turqia, një vend super mik, atë që s’e ka, s’e ka, nuk është se na e ka thënë ne, por të tjerëve. Ndërsa për ne Serbia ka kanalet hapur për shkak të Ballkanit të Hapur” tha ai.