Ditën e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar ligjin “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”. “Ligjin nr. 25/2022 “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”.
Kreu i shtetit thotë më tej se ky ligj nëse do të zbatohet drejtë, në mënyrë objektive dhe me paanshmëri nga institucionet përgjegjëse, do të jetë një mbështetje e mirë për të rinjtë për ngritjen e bizneseve të reja, duke krijuar lehtësira për hyrjen në treg, zhvillimin e burimeve njerëzore, lehtësimin dhe mbështetjen në aksesimin në burime financiare.