Ionut Lupescu, këshilltar teknik i UEFA-s, ka komentuar situatën e krijuar gjatë ndeshjeve të Kosovës, duke theksuar se thirrjet “Serbia, Serbia” nga tifozët kundërshtarë tani nuk klasifikohen më si diskriminim, sipas rregullave të reja të UEFA-s.
Lupescu shtoi se Federata e Kosovës ishte e informuar për mundësinë e këtij fenomeni dhe theksoi se ekipi kosovar duhej të kishte reaguar ndryshe gjatë ndeshjes, duke kritikuar mungesën e profesionalizmit të lojtarëve.
“Unë ika nga stadiumi në minutën e 85-të, nuk i pashë ngjarjet nga tribuna, Por më pas i pashë në media. Por ndjesia është që ekipi i Kosovës tregoi një mungesë të plotë profesionalizmi. Një gjë e tillë nuk duhet të bëhet”, tha ai për gsp.ro.
“Koret ‘Serbia, Serbia”, që u dëgjuan në fushë në fundin e ndeshjes, nuk interpretohen më nga UEFA si një sjellje diskriminuese. Dhe me sa di unë, Federata e Kosovës ishte informuar që më përpara për këtë situatë. Gjithashtu për të arritur deri te braktisja e ndeshjes, duhet të kalosh tre etapa, sipas procedurave zyrtare. Megjithatë, ata dolën menjëherë nga fusha dhe nuk u kthyen më”, vijoi ai.
“Nuk e di se çfarë menduan lojtarët e Kosovës kur refuzuan që të luanin. Mendova se ishte një sfidë nga ana e tyre, Unë prisja që Amir Rrahmani, kapiteni, të kishte një sjellje të ndryshme. Por për fat të keq, ky është mentaliteti ballkanas.
Çfarë pres nga Komisioni i Disiplinës? Varet nga ajo që delegati dhe gjyqtari shkruan në raport. Padyshim që do të shihen edhe sekuenca video. Por unë nuk shoh asnjë arsye pse Rumania të mos sigurojë në ndeshje të fituar 3-0”, tha këshilltari i UEFA-s.