-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria barazon Çekinë në Tiranë, gjithçka vendoset në ndeshjen e fundit

Kryesoret

Shqipëria ka regjistruar barazimin e parë në këtë edicion të UEFA Nations League, duke përfunduar në barazim 0-0 ndaj Çekisë në “Air Albania” në kuadër të xhiros së 5-të të Grupit B1. Pavarësisht rasteve të shumta shënimi, kuqezinjtë nuk arritën të kalonin portën e Kovar, ndërsa çekët kishin dy mundësi serioze për të shënuar, njëra prej të cilave goditi traversën me goditjen e Jemelka në minutën e 13’.

Në pjesën e mbetur të lojës, Shqipëria pati disa mundësi për të shënuar, sidomos me Bajramin, Tuçin dhe Laçin, ky i fundit duke e pasur rastin më të mirë për të gjetur rrjetën. Megjithatë, rezultati mbeti 0-0 dhe shpresat për kualifikim në fazën finale të Ligës së Kombeve mbeten të hapura për Shqipërinë.

Me këtë barazim, Shqipëria ngjitet në 7 pikë, duke ndarë vendin e dytë me Gjeorgjinë, ndërsa Çekia kryeson grupin me 8 pikë. Në fund të grupit mbetet Ukraina me vetëm 5 pikë. Të gjitha shanset për kualifikim do të vendosen në ndeshjen e fundit të grupit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit