Një mendim lidhur me mbajtjen ose mosmbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë e kërkuan ambasadorët e shteteve të QUINT-it nga partitë opozitare, por jo kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Kështu kanë thënë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kososovës, Lutfi Haziri, dhe nënkryetar i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ardian Gjini.
Sipas Hazirit, partia ku ai është nënkryetar është kontaktuar nga QUINT-i, ai ka thënë se kjo parti ka marrë dy telefonata nga përfaqësuesit specialë.
“Me neve kanë bisedu të gjithë ambasadorët e QUINT-it, kanë qenë dy telefonata të veçanta nga përfaqësuesi special”, është shprehur ai duke shtuar se ambasadoret e QUINT-it i kanë kontaktuar edhe partitë e tjera opozitare.
Kurti nuk ka kontaktuar me partinë tjetër opozitare, AAK, e ka konfirmuar edhe Gjini.
Ai ka thënë se nuk është kërkuar mendimi i tyre për një vendim të tillë.