-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkatërrohet banda shqiptare e mashtruesve të ‘Call Center-ave’ në internet

Kryesoret

Hetuesit nga Gjermania dhe Shqipëria kanë zbuluar një bandë mashtrimi, e cila përmes thirrjeve telefonike mashtronte njerëzit në shumë të mëdha financiare në vende të ndryshme të Evropës. Bild shkruan se kriminelët kishin shitur instrumente të supozuara financiare përmes internetit në Evropë për vite me radhë, por në të vërtet nuk kishin ofruar asnjë produkt. Dëmi vlerësohet të jetë miliona lekë.

Në mes të marsit, 15 persona të përfshirë në një operacion të përbashkët me autoritetet shqiptare u arrestuan, duke përfshirë një drejtues të organizatës së mashtrimit. Gjithashtu, janë konfiskuar serverë dhe kompjuterë të tjerë me sasi të konsiderueshme të dhënash, të cilat po vlerësohen.

Në prill 2019, një viktimë e mashtrimit nga zona e Bayreuth-it, mashtrim të cilin e denoncoi. Nga fundi i vitit 2018, burri kishte investuar 20 mijë euro në një platformë online të quajtur “BrokerZ”. Llogaria e tij virtuale tregonte fitime prej dhjetëra mijëra eurosh. Përpjekjet e përsëritura për të marrë paratë dështuan. Kështu ai mësoi se ishte një viktimë e një mashtrimi.

Në të gjithë Bavarinë, policia mori dijeni për disa reklama të tjera dhe i ka grumbulluar ato në cilësin e provës. Shpejt u bë e qartë se vetëm kjo shkaktoi dëme prej së paku dy milionë eurosh, në një numër të konsiderueshëm rastesh të pa raportuara. Vetëm një çift nga zona e Aschaffenburg ka pësuar dëme prej rreth një milion euro.

Gjithashtu është konfirmuar edhe një platformë tjetër të quajtur “Globalix”. Nga hetimet ka rezultuar se viktima të mashtruesve janë bërë edhe persona në vende të tjera evropiane si Greqia dhe se grupi i autorëve vepron nga disa shtete. Për këtë arsye u krijua një ekip i përbashkët me autoritetet hetimore në Bullgari, Serbi dhe Greqi. Po ashtu bëhet e ditur se në fund të janarit të këtij viti, disa objekte u kontrolluan në Bullgari me mbështetjen e Europol.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit