Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i kërkoi PD-së që të largojë Sali Berishën dhe të mos e lejojë ish-kryeministrin ta kthejë partinë në strehën e fundit dhe bunkerin e fundit komunist.
“Një thirrje kam për PD-në, mos e shndërroni PD-në në strehën e fundit dhe bunkerin e fundit komunist në Shqipëri. Sali Berisha është mbetja e fundit e komunizmit dhe korrupsionit në këtë vend. Për fat të mirë lë sallën sa herë marr fjalën në këtë sallë.
Sali Berisha e ka mbyllur me Shqipërinë, pastaj koha do të tregojë sa të drejtë kanë SHBA-të dhe për ata që nuk e dinë, në sajtin e DASH mund të shikosh me kë është Saliu përbri në Amerikën e Jugut në Afrikë dhe Rusi nëse doni dhe në rajon homologu i vetëm i tij është Dodik. Besoj se ti Tritan (Shehu) më kupton mirë kur krahasoj Berishën me Dodik”.