Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, në një reagim në rrjetet sociale këtë të enjte ka denoncuar paketën sociale të qeverisë për familjet në nevojë si paketa që mbron oligarkët dhe harron qytetarët.
REAGIMI I PLOTE
Paketa për Oligarkët për t’i mbrojtur nga kriza dhe Inceneratorët!
Fantazma e inceneratorëve po përndjek mazhorancën, fantazma e një vjedhje të shekullit!
E ashtuquajtura Paketë Sociale vazhdon mbron oligarkët dhe harron qytetarët.
Inceneratori do të indeksohet njësoj pensionisti, pra inceneratori do marrë 430 mln euro të indeksuara ndërsa qytetari as 400 lekë.
E vërteta e hidhur e një qeverie që nuk ka menduar kurrë për qytetarët por sit ë justifikohet që u merr më shumë taksa për t’ua dhënë atyre me të cilët ndan lekët!
Të nderuar qytetarë,
Janë 3 inceneratorë, 1 grup i strukturuar kriminal dhe 430 mln euro nga taksat e tuaja. Koha që SPAK të veprojë! Shqiptarët po presin kush është i radhës që do të bie nga grupi!