Ditën e sotme rinisi rinumërimi i votave për qarkun Tiranë në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”.
Deri tani sipas të dhënave të KQZ janë rinumëruar më shumë se 560 kuti ose afërsisht 47% të totalit.
Partia Demokratike deri tani ka humbur rreth 300 vota dhe Partia Socialiste rreth 210 vota.
Ndërkohë po pritet deri në rinumërimet e fundit se sa vota do të humbasin partitë dhe sa mandate.