-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E duan, por s’e pranojnë, debati për Boden në Kuvend: Është i juaji

Kryesoret

Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Shqipërisë nisi me debat mes shumicës dhe opozitës për emrat që do të votohen si anëtarë të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Komisioni i Ekonomisë çoi dje në Kuvend për të votuar sot dy emrat, ish-ministrin socialist Anastas Angjeli dhe Natasha Ahmetajn. Por në nisje të seancës kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj kërkoi që në votim të futet edhe një kandidaturë e tyre, Mateo Spaho. Taulant Balla tha se procedura nuk është respektuar, pasi kandidatura nuk ka kaluar në komisionin e ekonomisë. Por demokratët u mbështetën te tradita, që sipas tyre në këshill ka pasur gjithmonë dy emra nga opozita. Gjatë debatit u përfshi edhe emri i Ritvan Bodes, që Jorida Tabaku e “natyralizoi” si socialist. Ritvan Boden e caktoi vetë Edi Rama për anëtar në Këshill në 2018 me argumentin se me propozimin e ish-ministrit të Financave të Sali Berishës, po zgjidhet t’i shërbehet vendit dhe jo partisë. Për t’u rikthyer te seanca e sotme, kryetari i grupit të PS-së propozoi që të bëhet një seancë dëgjimore me kandidatin e opozitës për bordin e Bankës së Shqipërisë, Mateo Spahon përpara se emri i tij të futet në votim.

Pjesë nga debati

Jorida Tabaku: Në Bankën e Shqipërisë keni përfaqësues Ridvan Boden. Të paktën dy përfaqësues të opozitës duhen në bordin e Bankës së Shqipërisë. Ne kërkojmë që kandidatura e opozitës Mateo Spahi të përfshihet në rendin e ditës për tu votuar për tu bërë pjesë e bordit ose mos kalojnë kandidaturat e mazhorancës deri sa të bëhet kërkesa e depozitimit në komisionin e ekonomisë.

Taulant Balla: Në atë institucion nuk ka lidhje balanca, aty ka dy kandidatura nga legjislatura e mëparshme. Mos diskutojmë më këto gjëra. Me Boden në 8 vite kam debatuar shumë unë këtu në Kuvend. Mos na i quani Ridvan Boden tonin sepse nuk u bën nder juve, është i juaji. Është kandidaturë tjetër që ka ardhur nga opozita pra janë dy kandidatura. Komisioni i Ekonomisë është këtu gjatë procesit të seancës të bëhet seanca dëgjimore dhe të përfshihet në rendin e ditës kandidaturat e opozitës.

Kur PS ishte në opozitë nuk ka pasur dy, vetëm një kishim. Ato kandidatura që keni ju, nuk ju merr kush, ata që na keni bërë ju kur ishim ne në opozitë nuk u bëjmë ne. Ne duam balancat. PS nuk shkel parimet, të përfshihet në rend dite dhe të diskutohet mbledhja në komisionin e ekonomisë. Kërkoni ndjesë dhe mos ja fusni kot.

Alibeaj: Nuk kërkojmë të imponojmë asgjë. Thjesht për t’i shërbyer të pacenuar depolitizimit të Bankës së Shqipërisë. Ajo që po i thërrasim është së ardhmes. Po i referohemi së shkuarës për përfaqësimin opozitar. Përsa ju thatë në Komisionin e Ekonomisë, e ka ngritur sekretari ynë. Nuk ka hasur pengesë. Se kështu ka ndodhur, e ka ngritur që në komision të ketë një seancë dëgjimore të plotë dhe kandidaturën e përfaqësuar nga ana jonë. Është i rëndësishëm procesi dhe pastaj produkti. Komisioni i Ekonomisë të operojë, të mblidhet, alternativë tjetër është që kjo çështje të diskutohet nesër, pasnesër, dhe më pas duke u thirrur se shkuarës, të procedohet me votimin. Nuk po kërkojmë gjë më tepër, ruajtjen e traditës së këtij parlamenti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit