Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Himarë. Një 40 vjeçar me origjinë nga Korça, por punonte në qytetin bregdetar është rrëzuar nga skela.
Ai ishte duke punuar në katin e dytë të një godine në momentin kur është rrëzuar. Mësohet se disa banorë të zonës e kanë ndihmuar, për ta shoqëruar në spital, dhe ai është jashtë rrezikut për jetën.
Dhërmi/Informacion paraprak
Më datë 31.03.2022, në fshatin Dhërmi, Himarë, duke punuar, ka rënë nga një objekt dykatësh, shtetasi K. H., 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.