Kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, me anë të një postimi në facebook ka njoftuar se këtë të shtunë së bashku me disa bashkëpunëtorët e tij kanë zhvilluar homazhet përkujtimore në Vajnik e Ticë, duke u shprehur se vepra e tyre sublime mbetet amanet i gjallë për të mos u harruar kurrë.
Postimi i Lushtakut
Sot përkujtuam me nderim të thellë dëshmorët e kombit Abaz Thaçi, Skender Skenderi e Mustafë Skenderi nga Vajniku, Gani Uka e Muharrem Zeneli nga Tica dhe Kujtim Ahmeti nga Tërnafci, që me gjakun dhe sakrificën e tyre vulosën rrugën e lirisë së Kosovës.
Para varreve dhe në vendet e homazheve, u përkulëm me respekt përballë historisë së shkruar me luftë e qëndresë deri në sakrificë. Vepra e tyre sublime mbetet amanet i gjallë për të mos u harruar kurrë.