Kompania Google, ka deklaruar se një grup hakerash nga Rusia po sulmojnë qendrat e NATOS-s, dhe organizata ushtarake në një numër vendesh të Evropës Lindore.
Lajmi është raportuar nga agjencia e lajmeve “Reuters”.
Sulmi kibernetik u zbulua nga njësia e analizës së kërcënimeve të Google
“Për herë të parë, TAG ka regjistruar sulme të Coldriver që synojnë autoritetet ushtarake të disa vendeve të Evropës Lindore, si dhe Qendrën e Ekselencës së NATO-s”, thuhet në deklaratë.
Hakerët u përpoqën të përdorin phishing për të vjedhur të dhënat e tyre, të tilla si fjalëkalimet, hyrjet dhe detajet e kartës së kreditit, tha Google.
Kompanitë nuk e dinë nëse sulmet ishin të suksesshme: hakerët përdorën adresa të reja të Gmail.
Por asnjë sulm i suksesshëm phishing nuk u regjistrua në llogaritë e shërbimit elektronik postar.
Sipas raporteve të mediave, Coldriver është përgjegjës për disa sulme ndaj OJQ-ve të paidentifikuara në Shtetet e Bashkuara.