“Eksportet e gazit nga Rusia nuk janë në rrezik, kompanitë evropiane do të vazhdojnë të paguajnë në euro ose dollarë, Putin ka theksuar vazhdimisht se ky është një koncesion për kompanitë evropiane’,
Kështu ka thënë kryeministri italian, Mario Draghi, i cili gjatë një konference për shtyp në selinë e shtypit të huaj në Romë ka raportuar se çfarë i ka thënë presidenti rus Vladimir Putin në telefonatën e djeshme.
Sipas tij, Putin i ka thënë se kontratat ekzistuese për furnizimin me gaz mbeten në fuqi.
Për të përballuar rritjen e çmimeve të gazit dhe lëndëve të para të energjisë, “Qeveria u zhvendos menjëherë në nivele të ndryshme: diversifikimin e furnizuesve dhe drejt burimeve të rinovueshme”.
Ai është shprehur se do të duhet të rrisim shpejtësinë e investimeve në këtë sektor.
“Ne kemi nevojë për një çmim tavan dhe një prishje të mekanizmit që lidh çmimin e gazit me çmimin e energjisë elektrike: kjo gjë duhet kapërcyer sepse nuk ka kuptim që energjia elektrike e prodhuar nga hidroenergjia të shitet me çmimin e gazit”, tha ai.
Kryeministri u shpreh se i kishte thënë Putin-it “se një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky ishte i nevojshëm për të zgjidhur disa çështje”. “
Draghi gjithashtu donte të theksonte se si funksionojnë sanksionet.
Ai e bëri të qartë se paqja në Ukrainë mund të arrihet “nëse Ukraina mbrohet”.
“Të gjithë” – shtoi ai – “duan të shohin një dritë, por ne duhet të mbajmë këmbët tona në terren”.