-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kundër regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, profesori Bytyqi: Të dhënat jo reale

Kryesoret

Profesori Seb Bytyqi me një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se të dhënat zyrtare të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut të cilat u publikuan dje nuk janë reale, dhe se sipas tij realiteti është më ndryshe.

Sipas tij qindra mijëra persona janë regjistruar nga të dhënat administrative dhe jo sipas regjistrimit direkt.

“Këto janë përqindjet më afër realitetit të përkatësisë etnike në Maqedoni Veriore, dhe jo ato që janë paraqitur në publikime zyrtare e që po përsëriten në media. Problemi është se 132,260 persona jane llogaritur si banore përmes burimeve administrative, pra jo sipas regjistrimit fizik (do t’ua lë statisticientëve të komentojnë për meritat e kësaj metode)”, ka shkruar ai.

Sipas tij ky numër i qytetarëve është llogaritur gabimisht, dhe se ky numër në përqindje dhe shifra del të jetë më i madh.

“Ky grup është përfshirë në llogaritjen e përqindjeve etnike gabimisht, sepse ky nuk është grup i veçant etnik. Ky grup del të jetë 7.2% e popullsisë rezidente dhe futet në listë të grupeve etnike gabimisht (po te ishte grup i veçantë me këtë përqindje do te ishte grupi i trete etnik)”, shkroi profesori.

Ai konteston edhe mënyrën se si është bërë llogaritja e grupeve etnike.

“Kjo menyrë e llogaritjes i zvogëlon përqindjet e llogaritura te secilit grup etnik, por që nuk përputhen me përqindjet e vërteta në terren. Për ta llogaritur përqindjen e grupeve etnike duhet të mos futet ky grup në kalkulime. Kjo sepse ky grup duhet të reflektoj përqindjet e pjesës tjetër të popullsisë, pra nuk është grup etnik i veçant per ta ulur përqindjen e grupeve tjera. (E njëjta vlenë edhe për kategorinë “Të panjohur” por aty numri është i vogel)”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit