-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi miraton Paketën e Rezistencës Sociale, Ahmetaj dhe Angjeli zgjidhen anëtare të Këshillit Mbikqyrës të BSH

Kryesoret

Kuvendi i Shqipërisë të enjten e 31 marsit ka miratuar Paketën e Rezistencës Sociale për përballimin e pasojave të krizës.

Kështu ndryshimet në buxhetin e shtetit u miratuan me 77 vota pro dhe 40 kundër.

Po ashtu ndryshimet në ligjin për tatimet mbi të ardhurat janë miratuar me 77 vota dhe 38 kundër.

Në seancën e sotme, Kuvendi ka miratuar emërimin e Natasha Ahmetajt dhe Anastas Angjelit si anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në seancën e sotme, Kuvendi ka miratuar emërimin e Natasha Ahmetajt dhe Anastas Angjelit si anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në këtë mënyrë, Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar propozimin e opozitës për kandidaturën e Mateo Spahos, duke çuar në votim vetëm dy kandidatët e Partisë Socialiste.

7 pikat e Rezistencës Sociale

E para është derdhja e menjëhershme e 3.6 milionë lekëve për të indeksuar pensionet. Pika e dytë do të jetë kompensimi i çmimeve të shportës për 434 mijë përfitues.

Pra Qeveria do të japë 3 mijë lekë të vjetra për disa kategori pensionistëve, personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët me ndihmë ekonomike.

Gjithashtu, pika e tretë do të jetë mbështetja për fermerët, me naftë pa taksa do të shkojë në 1.5 miliardë dollarë.

Pika e katërt është mbështetja për qytetarët që përdorin linjat urbane, duke depozituar 500 milionë lekë. Kështu nuk do të preket çmimi i biletës.

Po ashtu, do të futet në fuqi ligji, për përgjysmim e taksës për pagat mbi 500 mijë lekë të vjetra.

Pika e gjashtë është rritja e pagës minimale, që shkon në muajin prill 320 mijë lekë të vjetra.

E fundit është mbrojtja e çmimit të energjisë duke depozituar 200 milionë dollarë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit