Nga Ylli Manjani
Dmth AliBasha, AliBardhi e Alibej qartësisht nuk janë në favor të bashkimit të grupit parlamentar të PD. Idealisht ata aspirojnë edhe përçarjen e PD.
Kur deklaratat publike fillojnë me shprehje. “Të ikë Saliu..” nuk kumtojnë bashkim por përçarje.
“Ik ti, të rrimë ne”- nuk është në fakt as politikë. Nuk është as moral, ti thuash themeluesit të partisë “ik nga partia që themelove”. Është thjesht muhabet dështakësh.
Ndërkohë Saliu po u thotë “të vijë e Basha se është deputeti ynë”, megjithse ka 1000 arsye për t’u thënë “a po pirdheni tani se boll u duruam”…
Nejse, besoj se edhe ai grushti i njerëzve që ishin mbledhë për kafe qyl me Bashën dje në Malësinë e Madhe, e kuptuan sot se kush e ka shumicën e grupit, AliBashët apo dollibashët….