-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta në Himarë, Ylli Manjani: Kartëmonedhat nuk kanë dalë nga dora e Belerit

Kryesoret

Ish-ministri Ylli Manjani vijon ta cilësojë si një ngjarje të rëndë për shtetin e së drejtës, arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim të Fredi Belerit.

Në protestën e zhvilluar në qytetin e Himarës, Manjani zbuloi një fakt sipas tij, që në kartëmonedhat e sekuestruara natën e arrestimit, nuk është gjetur asnjë gjurmë gishtërinjsh e Fredi Belerit.

“Në fund të ditës jam avokat dhe dua t’ju siguroj se arrestimi dhe mbajtja në paraburgim është një ngjarje e rëndë për shtetin e së drejtës në Shqipëri. E arrestuan me pretendimin në flagrancë. Unë e kam parë dhe ajo vetëm flagrancë nuk është.

Në flagrancë është kapur policia e shtetit. Mëshirojeni dëshmitarit se është vëllai juaj. Kartëmonedhat nuk kanë dalë nga dora e Belerit. Asnjë gjurmë nuk u gjet në ato 4 monedhat e qelbura. Ato janë monedhat e korrupsionit të qeverisë,” tha në fjalën e tij Manjani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit