-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VENDIMI/ Berisha sfidon SHBA-në dhe injoron Alibeajn: Këtu jam unë i pari

Kryesoret

Sali Berisha nuk e njeh grupin parlamentar të PD-së. Mëngjesin e sotëm ish-kryeministri ka ngjitur shkallët e selisë së PD-së edhe pse nuk ishte i ftuar. Kryetari i grupit, Enkelejd Alibeaj, të cilin lideri historik i PD-së që po përgatitet për rikthimin e tretë, e njohu, por vendimet e tij i ka injoruar.

Alibeaj përmes Arbi Agalliut, që është sekretar i grupit, njoftoi të gjithë deputetët, me përjashtim të Sali Berishës dhe të përjashtuarve se sot në orën 09:00 në seli do të zhvillohet mbledhja. Por Sali Berisha u shpreh dje se “unë do të jem i pari që do të marr pjesë”.

Dhe kështu ndodhi. Përpara shkuan të përjashtuarit dhe më pas i pezulluari. Kjo është hera e parë që ish-kryeministri merr pjesë në një mbledhje grupi të PD-së këtë legjislaturë, pasi në shtator u përjashtua nga Lulzim Basha për arsye se u shpall “non grata” nga SHBA.

Por tashmë, Berisha ka sfiduar SHBA dhe injoruar kryetarin e grupit duke shkuar në mbledhje. Debatet pritet që të jenë të forta.

Deputetët që janë në mbledhje

Luan Baci

Edmond Spaho

Tritan Shehu

Flamur Noka

Bledian Sallbani

Selaudin jakupllari

Kasteiot Piroli

Belind Kellici

Sorina Koti

Ervin Salianji

Dhurata Cupi

Arbi Agalliu

Luciano Boci

Edi Paloka

Isuf Cela

Dashnor Sula

Gerta Bardeli

Xhelal Mziu

Enkelejd Alibeaj

Flamur Hoxha

Agron Shehaj

Lefter Geshtenja

Tomor Alizoti

Helidon Bushati

Gazment Bardhi

Zef Hila

Ramadal Lika

Albana Vokshi

Eralda Tase

Oerd Bylykbashi

Bujar Leskaj

Andi Ulliri

Lindita Metaliaj

Sali Berisha

Saimir Korreshi

Ina zhupa

Emilia Koliqi

Jorida Tabaku

Elda Hoti

Merita Bakiu

Lulzim Basha mungon

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit