-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO – Momenti që tregon se tensionet vijojnë në PD edhe pa Bashën

Kryesoret

Lulzim Basha ishte një nga 11 deputetët që munguan në mbledhjen e grupit parlamentar të PD para seancës së kësaj të enjteje në Kuvend. Megjithatë, tensionet nuk munguan.

Berisha shkoi i paftuar nga Alibeaj mes të cilëve pati debate në mbledhjen e grupit parlamentar. Pas mbledhjes, Berisha dhe Alibeaj ishin të qetë, por qetësinë e prishi një ndërhyrje teksa Alibeaj ishte duke folur për mediat. Ai u pyet nga gazetarët se nga sa deputetë mbështetet, ndërsa Luan Baçi u shpreh se është vetëm Gaz Bardhi në mbështetje të tij.

Alibeaj: Kushdo ka detyrimin që ta kërkojë bashkimin sepse ua kemi detyrimin demokratëve tanë. Ndërkohë që ne bëjmë këtë tollovi, Edi Rama fërkon barkun.

Gazetarja: Sa deputetë ju mbështesin me këtë mendim zoti Alibeaj?

Luan Baçi: Vetëm Bardhi (sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi).

Alibeaj: Ja e patë një zë, ja ky është një zë që është bashkimi.

Gazetarja: Edhe zoti Bardhi vetëm një gjuhë ka përdorur dje në rrjetet sociale.

Alibeaj: Nuk është e mirë. Sepse po vendosëm se sa mbështesin, vetëm celebrojmë ndarjen. Kjo nuk është e mirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit