Të paktën një pacient ka mbetur i lënduar si pasojë e flakëve që kanë përfshirë gjatë natës godinën e Sanatoriumit në lagjen katër të qytetit të Korçës.
Policia bën të ditur se zjarri ka rënë në një nga dhomat e sanatoriumit, ku për pasojë ka marrë djegie të lehta pacienti B. D., rreth 62 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Gjithashtu rreth orës 04:00, jemi njoftuar se në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K. H., i parkuar para banesës së tij, i cili për pasojë është djegur plotësisht.
Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarret kanë rënë për shkaqe aksidentale.