-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet kambisti në Durrës, i sekuestrohen euro, dollarë dhe lekë

Kryesoret

Finalizohet operacioni policor  i koduar “Valuta”, për goditjen e informalitetit.

Fshihte të ardhurat e përfituara nga veprimtaria e këmbimit valutor, vihet në pranga një kambist.

Sekuestrohen një shumë e konsiderueshme parash.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e informalitetit, bazuar në informacionet e marra dhe punën   profesionale hetimore disajavore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Valuta”

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë Hyqmet Arkaxhiu 60 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe  “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, duke ushtruar në mënyrë të paligjshme dhe të vazhdueshme  veprimtarinë e këmbimit valutor.

Gjatë kontollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi ugjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, shuma të konsiderueshme parash, të prerjeve të ndryshme.   

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit