Ish-kryeministri Sali Berisha tha sonte se pret një kërkim falje nga SHBA për shpalljen “non grata” ose gjyqi do të vazhdojë. Vendimin e cilësoi thikë pas shpine, pasi theksoi se në Europë e kanë quajtur pro amerikan më tepër sesa duhet.
“Sa të jetë sekretar Blinken, unë nuk do të shkel në atë tokë. Unë në Europë kam pasur një problem, më quanin tepër, pro amerikan. Unë kam marrë vendime që Europa nuk i merrte, si me të burgosurit e Guantanamos, MEK-ut, etj. Nuk i kam bërë për servilizëm, por mirënjohje.
I them vetes cdo ditë, “Zoti na ruajt nga miqtë, se nga armiqtë ruhem vetë”. Ose të më kërkojë të falur, ose të paraqesin fakte, për atë që më kanë akuzuar, ndryshe do të vazhdoj betejën time për transparencë” tha ai.