Pak ditë më parë, në Instagram qarkulloi një video, ku moderatorja shfaqet krah regjisorit Erion Bubullima. Asnjëri prej tyre nuk tha asgjë, por pamjet e dyshes në Vienë, (aty ku jeton edhe regjisori) mjaftojnë për të aluduar ç’po ndodh.
Regjisori Bubullima kishte në plan të realizonte një film ku do të luanin binjakët Veshaj. Krejt papritur, shohim edhe Borën me të.
Për aq kohë sa regjisori zgjedh t’i mbajë diskrete projektet e tij, një lajm i tillë mbetet vetëm në kuadër aludimi, por pjesëmarrja e Borës dhe Donaldit në një film do të ishte surprizë për publikun pas gjithë ngjarjeve të ndodhura kohët e fundit mes ish-çiftit.