Një 61-vjeçar, banues në Korçë, është vënë në pranga nga policia e këtij qyteti, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit J. K., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme”, njofton policia.
Ndërkohë, po këtë të premte, u vu në pranga drejtori i një shkolle në qytetin e Lushnjës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse. Në pranga ka rënë Rrahman Çela, 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Rr. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë, drejtor i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe”, thotë policia.