Kryeministri Edi Ram ka uruar besimtarët mysliman për muajin e Ramazanit. Ai ka zgjedhur që urimin ta përcjell me pamjen e xhamisë së re në Elbasan.
“Ajo çka Zoti u jep edhe atyre që nuk besojnë është mundësia e të kuptuarit të vlerës së paçmueshme të vetëpërmbajtjes dhe në këtë mbrëmje që sjell ditën e parë të hënës së re të Ramazanit, me këto pamje të Xhamisë së Re të Elbasanit, u uroj megjithë zemër e plot respekt ndjekësve myslimanë të kalendarit hënor të Islamit, një muaj me agjërim të pranuar e me lehtësim të bekuar prej ndjesisë së të pasurit të Allahut pranë në krah, falë vetëpërmbajtjes së këshilluar prej urtësisë qiellore”, shkruan Rama.
Ndërkohë që ish lideri i opozitës Lulzim Basha ka uruar besimtar që sakrifica e tyre të kthehet në mirësi dhe paq kudo që ata ndodhen.
“Të dashur besimtarë myslimanë, që nesër nisni agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ju uroj agjërim të lehtë e të pranuar, dhe begati për ju dhe familjet tuaja!
Uroj që sakrifica fisnike dhe hyjnore e këtij muaji, të shndërrohet në dritë dhe mbarësi për të gjithë agjëruesit dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen!” ka shprehur ai.
Po ashtu dhe kreu i shtetit presidenti Ilir Meta ka shprehur urimin e tij për të gjithë myslimanët duke i uruar nga zemra për një muaj sa më të begatë dhe me sakrificë të pranuar.