Banka amerikane EXIM ka miratuar një marrëveshje financimi me autoritetet shqiptare.
Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve “Reuters”.
Banka e Eksportit-Importit të Shteteve të Bashkuara është agjencia zyrtare e kreditimit të eksportit të qeverisë federale amerikane.
Huadhënësi miratoi një angazhim paraprak për një autorizim rreth 33 milionë dollarësh.
Kjo, lidhur me efikasitetin e energjisë ndaj shoqërisë elektrike kombëtare të Shqipërisë për të rehabilituar aftësitë e saj matëse.
Vendimi erdhi pas votimit të Bordit të Drejtorëve të Bankës së Eksport-Importit të SHBA-ve.
Gjatë të enjtes, shkruan Reuters, bordi zyrtarizoi ndër të tjera tërheqjen e bankës nga çdo biznes i mëtejshëm në Rusi.
Agjencia e kreditit të eksportit të qeverisë amerikane tha se bordi i saj votoi gjithashtu për të njoftuar Kongresin për një rinovim të propozuar të një garancie kredie prej 450 milionë dollarësh për Citibank (CN).
EXIM ndër të tjera miratoi edhe një garanci kredie prej 48 milionë dollarësh për të mbështetur shitjen e 12 lokomotivave të prodhuara në SHBA te Sri Lanka Railways.
Ndërsa për Irakun, bordi miratoi një rezolutë që autorizon zyrtarët e bankës EXIM të miratojnë, refuzojnë dhe ndryshojnë kërkesat.
Këto, për mbulimin e sigurimit për letrat e kreditit të përdorura nga Banka Tregtare e Irakut deri në 300 milionë dollarë për blerjet e mallrave dhe shërbimeve të SHBA-ve.