-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vizat për në SHBA, Yuri Kim: Nuk bëj shaka, kam një lajm të jashtëzakonshëm

Kryesoret

Ambasadorja Yuri Kim i ka dhënë paraditen e sotme vizën e parë amerikane 10 vjeçare një vajze shqiptare. Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë thotë se nga sot cdo shqiptar që do të marrë një vizë turistike apo biznesi për në SHBA nuk do ta ketë më me afat tre vjeçar por dhjetë.

Sot mund të jetë 1 prill, por kjo nuk është shaka! 1 Prilli shënon ditën e parë të zgjatjes 10 vjeçare të vizave për shqiptarët të cilët marrin viza turistike dhe biznesi për në Shtetet e Bashkuara. Mëngjesin e sotëm, Ambasadorja Yuri Kim përshëndeti aplikanten shqiptare të cilës iu dha viza e parë amerikane e vlefshme për 10 vjet.

Ambasadorja Kim e uroi atë dhe bisedoi mbi planet e udhëtimit të saj për në Shtetet e Bashkuara këtë verë. Siç njoftuam këtë javë, vlefshmëria e vizave për aplikantët shqiptarë të kualifikuar për viza të reja turistike dhe biznesi do të zgjatet nga 3 vjet në 10 vjet, gjë që do të thotë se vizat turistike dhe të biznesit të dhëna pas ditës së sotme, do të jenë të vlefshme për udhëtime deri në vitin 2032.

Ky është një lajm i jashtëzakonshëm ndërsa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë” shkruan ambasada amerikane në faqen e saj në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit