Deputetja e PD-së, Albana Vokshi i ka kërkuar SPAK të hetojë për orët që Bllako, nuk gjendej nga policia e Shtetit deri në vetëdorëzimin e tij.
Kjo është deklarata e parë që vjen nga Grupi i Rithemelimit në selinë e Partisë Demokratike.
Ajo ka ngritur pyetjet se çfarë urdhrash dhe kërcënimesh mund të ketë marrë ish-deputeti.
Gjithashtu Vokshi tha se Bllako do i bëj nder vetes dhe Shqipërisë nëse tregon të vërtetën.
Deklarata nga deputetja e PD Albana Vokshi
Fshehja dhe dorëzimi i kontrolluar i Alqi Bllakos për shumë e shumë orë, tregon se Edi Rama dhe vartësit e tij në policinë e Shtetit janë gati të bëjnë gjithcka që të pengojnë drejtësinë.
Fakti që policia e Shetit me urdhër politik luajti lojën e kungulleshkave tregon panikun e tmerrin nga dekonspirimi që mund t’i bëjnë bashkëpunëtorët e tij Edi Ramës dhe ministrave të tij në aferën korruptive të shekullit.
A do ketë mundësi Alqi Bllako të flasë lirshëm?
Çfarë porosish, urdhrash e kërcënimesh ka marrë në ato orë që policia e kërkonte në drejtim të paditur?
SPAK duhet të hetojë edhe këtë cështje.
SPAK ka mundësi të zbardhë edhe këtë detaj të skandalit me policinë politike të Shtetit.
Alqi Bllako sot ka mundësinë ti bëj një nder vetes e një nder Shqipërisë, të tregojë gjithë të vërtetën.