Enkelejd Alibeaj ka reaguar në një postim në Facebook në faqen e PD-së, pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha për çështjen e kandidaturës për President të Republikës.
Kreu i grupit parlamentar, Alibeaj i pergjigjet Berishes dhe i cileson deklaratat e tij si “qendrime personale, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD”.
Reagimi nga Partia Demokratike e Shqipërisë:
Sqarim për mediat!
Grupi parlamentar i PD nuk ka nisur ende asnjë diskutim për sa i përket cështjes së presidentit të Republikës. Në ditët në vijim, për shkak se mund të jetë ne axhendën parlamentare, do të diskutohet me anëtarët e grupit për këtë cështje. Qendrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrëfarë lidhje me qendrimin dhe vendimarrjen e grupit parlamentar. Ata që flasin sot për këtë cështje, në fakt, me ndryshimet kushtetuese të 2008, ia kanë mundësuar Edi Ramës ta zgjedhë, thjesht me vetëm votat e tij presidentin e vendit.