Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, së bashku me Policinë e Elbasanit, janë duke zhvilluar një operacion në këtë qytet.
Nga të dhënat e para raportohet se është vënë në pranga një person, i cili është kapur i armatosur, me një pistoletë.
Mësohet se arrestimi është kryer te stacioni i Trenit, teksa operacioni i FNSH vijon për kapjen e personave të tjerë.