-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata tërhiqet për të dhënë vendimin e Bllakos

Kryesoret

Ditën e sotme është zhvilluar gjyqi për ish deputetin socialist Alqi Bllako të përfshirë në aferën e incerenatorëve. Gjyqi është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias, por deri në këto momente është zbuluar se trupi gjykues është tërhequr për të marr vendimin.

Po ashtu SPAK kërkojë që të bëhej arrestimi i tij, pasi ky i fundit dha dorëheqjen nga posti i deputetit. Uniformat blu nuk arritën ta arrestonin Bllakon për 12 orë, por pas asaj kohe ai u vetëdorëzua në polici.

Faktet nga dosja e Prokurorisë, me të cilën do të përballet Alqi Bllako

Ligjvënësi që u dorëhoq dhe tashmë është i arrestuar, Alqi Bllako, po përballet me drejtësinë për akuzat e korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës, që bazuar në hetimet e SPAK-ut, e implikojnë atë si të dyshuar në aferën e inceneratorit të Fierit.

Po në dosjen hetimore, del se deputeti ka kryer udhëtim me avion drejt Italisë së bashku me Klodian Zoton, ish-administratorin e inceneratorit të Fierit.

Ndaj të dyshuarit janë dy pozicionet e detyrave që mbajti, njëra prej tyre, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Lefter Koka, tashmë nën dy masa arresti për këto afera dhe tjetra, kur drejtonte AKUM-në, ku sërish dyshohet se ka firmosur gjatë kësaj kohe për çështje që e lidhin me Fierin.

SPAK-u këmbëngul se Alqi Bllako, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka qenë në dijeni të plotë të vlerësimit të shpronësimit në kundërshtim me ligjin. Si rrjedhojë, sipas SPAK-ut, në bashkëpunim Koka dhe Bllako kanë lejuar ardhjen e pasojës që ka sjellë shkaktimin e dëmit prej 16.288.000 lekësh.

Sipas dokumenteve që ka sekuestruar Prokuroria, bëhet me dije se procedura e shpronësimit të truallit u krye në kundërshtim me ligjin dhe se anëtarët e Komisionit nuk morën pjesë në këtë procedurë. Ata nuk kanë gjithashtu dijeni për këtë gjë.

Ka një korrespondencë, thotë SPAK-u, në dosjen hetimore, që është mbajtur me zyrën vendore të regjistrimit të pasurive me kryetarin e Komisionit, Pëllumb Abeshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit